Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rudina Hajdari në Këshillin e PD: Nuk do të ketë njeri të më përjashtojë më nga kjo sallë

18:51 / May 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka kërkuar falje në mbledhjen e këtij këshilli duke theksuar se nuk duhet të ishte larguar nga selia blu dhe se nuk do të ketë njeri që ta përjashtojë sërish atë.

Hajdari shkoi edhe më tej kur tha se nuk duhet ta kishte pranuar përjashtimin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe se askush nuk duhet të largohet nga kjo forcë politike. Sipas Hajdarit ky duhet të jetë betimi i gjithsecilit prej anëtarëve të këshillit për të cilët sugjeroi se duhet të jenë pjesë e procesit vendimmarrës në Partinë Demokratike.

“Ta kthejmë këshillin kombëtar më të rëndësishëm duhet të kemi përplasje idesh dhe argumentesh dhe ta bëjmë këtu debatin. I ftoj të gjithë anëtarët e këshillit të mbajnë këtë qëndrim. Mos ta kthejnë këtë debat midis individëve por ta kthejnë në debate idesh. Ajo çka ka ndodhur më parë është se anëtarët e Këshilli Kombëtar thjesht kanë ngritur dorën dhe nuk kanë marrë vendime kyçe. Sot është koha për të parë njëri-tjetrin në sy dhe Këshilli Kombëtar të jetë organi më i rëndësishëm i PD-së. Më parë kush mendonte ndryshe përjashtohej. Ndaj ne ta përdorim këtë këshill për të marrë vendimet më të rëndësishme të PD-së dhe që PD të kthehet në ato shina që ka pasur për ta kthyer Shqipërinë drejt BE-së dhe t’i japim fund kryetarokracisë dhe të kuptojmë që jemi të gjithë të rëndësishëm në këtë sallë. Ju garantoj dhe një farë mënyre këtu kërkoj edhe falje që nuk do të ketë njeri të më përjashtojë nga kjo sallë. Do jem këtu, është faji im falje që pranova përjashtimin e ish-liderit. Nuk duhet ta kisha pranuar, nuk do ta pranoj edhe nëse më përjashtojnë nuk do të iki nga kjo sallë. Këtu do të rri në këtë sallë. Këtu do të rri bashkë me ju dhe kështu duhet të jetë betimi i gjithsecilit prej jush”, u shpreh Rudina Hajdari në fjalën e saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

17:58 / September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

17:39 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.