Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vrasja në Tiranë/ Droga dhe alkooli “përplasi” fqinjët në mes të lokalit

11:37 / May 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sherri në ambientet e një lokali mes dy fqinjëve përfundoi në mënyrë tragjike për 60 vjeçarin Ilir Kapo që u qëllua për vdekje me thikë. Policia vuri në pranga fqinjin e tij  Olgert Dhimitrin i cili në gjendje të dehur vrau 60-vjeçarin Ilir Kapo.

Sipas burimeve për gazetaren Xhensila Kodra 37-vjeçari ka qenë duke konsumuar alkool në lokalin ku ndodhi krimi. Në një tavolinë tjetër ka qenë edhe viktima 60-vjeçari Ilir Kapo.

Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal, ku sipas dëshmitarëve autori i ka thënë viktimës “mos të të shikoj këtu kur të jem unë”. Duket se 60-vjeçari e ka kundërshtuar të riun. Ky i fundit më pas i ka kërkuar që të dalin dhe të sqarohen jashtë lokalit. Dhimitri ka marrë një thikë ku e ka goditur për vdekje Kapon. Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Madje autori nuk ishte në gjendje që të kuptonte krimin që kishte kryer. Po kështu Dhimitri dyshohet se në momentin e krimit të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi njihet si përdorues.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:15 pranë shkollës Hary Fultz në kryeqytet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.