Kryetari i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu është takuar ditën e sotme me anëtarin e Bundestagut gjerman, Volkmar Klein.
Mediu shprehet përmes një postimi në rrjete sociale se gjatë takimit me deputetin gjerman diskutoi rreth rajonit të Ballkanit, influencën negative të Rusisë në bashkërendim me Kinën dhe armatosjen që po i bëjnë Serbisë.
Postimi i plotë :
Me mikun e vjetër deputetin e CDU në Bundestag Volkmar Klein.
Diskutuam dhe ramë dakort për të zhvilluar një diskutim për rajonin e Balkanit, duke kosideruar influencën negative të Rusisë në bashkërendim me Kinën, armatosjen që po i bëjnë Serbisë, zhvillimeve negative në BHi
Miku i Shqipërisë dhe shqiptarëve mbështetës i Integrimit Europian. Mbështetës i Kosovës.
