Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi është kapur duke transportuar me makinë mbi një kilogramë heroinë të pastër.
Mediet italiane raportojnë se shqiptari po udhëtonte me një makinë të zezë, me shpejtësi të lartë në Castelfranco Emilia, ndërsa është ndaluar nga patrulla e policisë për kontroll.
Nga kontrolli rezultoi se shqiptari kishte në makinë lëndë narkotike. Kjo falë qenit antidrogë që kishin policët rrugorë.
Për pasojë u bë arrestimi shqiptarit dhe sekuestrimi i automjetit, heroinës dhe rreth 2 mijë eurove që autori kishte në makinë.
