Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

EMRAT/ KLP emëron përkohësisht tre drejtues të Prokurorive

16:03 / May 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është miratuar projekt akti për të caktuar përkohësisht tre drejtues të Prokurorive në rrethe.

Konkretisht, Julian Çafka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër dhe Pierind Çukaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Po ashtu në njoftimin e KLP thuhet se me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, janë miratuar unanimisht, dy projekt – aktet për caktimin e drejtuesëve të zyrave të Prokurorive përmes procedurës me ngritje në detyrë. Përmes kësaj procedure janë caktuar zoti Durim Bedini, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë dhe zoti Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

TE GJITHA VENDIMET E MIRATUARA NE KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka zhvilluar ditën e hënë më 9 maj 2022, seancën plenare të radhës, në prezencë të të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe të ftuarëve përfaqësues nga Programi OPDAT.

Nën drejtimin e kreut të Këshillit Lartë të Prokurorisë, zotit Alfred Balla, mbledhja ka nisur me miratimin unanim të proces-verbalit të seancës plenare të datës 22.04.2022 dhe propozimin e Zëvendëskryetarit zotit Tartar Bazaj, për të shtuar në rendin e ditës miratimin e një projekt-akti për veprimtari jashtë funksioni për prokurorin zotin Kledian Llaho.

Mbledhja ka vijuar me miratimin unanim të projekt-akteve për tre (3) caktime të përkohëshme në detyrën e Drejtuesëve të zyrave të Prokurorive si më poshtë;

Zoti Julian Çafka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;
Zoti Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër;
Zoti Pierind Çukaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë
Më pas, është miratuar unanimisht projekt – akti për një korrigjim gabimi material, në vendimin e KLP-së, Nr.77, datë 22.04.2022, “Për mbarimin e statusit të magjistratit”.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, janë miratuar unanimisht, dy (2) projekt – aktet për caktimin e drejtuesëve të zyrave të Prokurorive përmes procedurës me ngritje në detyrë. Përmes kësaj procedure janë caktuar zoti Durim Bedini, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë dhe zoti Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Në vijim, Këshilli ka miratuar unanimisht projekt – aktin për miratimin e qëndrimit në detyrë të zotit Kujtim Luli.

Gjithashtu, Këshilli ka miratuar në mënyrë unanime edhe dy (2) raporte për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit, zonjës Eglantina Shehu dhe zonjës Marjola Mërtiri.

Ndërkohë, sa i takon miratimit të 2 (dy) projekt-rregulloreve, pas një sërë diskutimesh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miratoi unanimisht rregullore “Për vlerësimin etik dhe profesional të prokurorëve” si dhe ktheu për diskutim rregulloren “Për komunikimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me median”.

Me 8 (tetë) vota pro (në mungesë të zonjës Keshi dhe zotit Dodaj), është miratuar projekt – akti mbi miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në përfundim të mbledhjes, është miratuar me 9 (nëntë) vota pro dhe në mungesë të zonjës Keshi, projekt-akti për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokurorin zoti Kledian Llaho pranë Prokurorisë Sarandë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.