Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Alarm në Greqi nga shfaqja e Candida Auris/ Mjekët tremben nga infeksioni i ri vdekjeprurës

23:30 / May 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjek
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shfaqja e kërpudhave (mykut) vdekjeprurës Candida Auris ka shkaktuar alarm në vendin fqinjë Greqi dhe janë regjistruar orët e fundit katër persona të vdekur.

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve të Patrës, dr. Anna Mastorakou, tha për mediat në Athinë se infeksioni i ri paraqitet si sëmundje vdekjeprurëse dhe deri tani janë shënuar katër të vdekur. Viktimat kanë kryesisht mosha të thyera.

Mjekja tha se ajo dhe kolegët e saj janë të shqetësuar për këtë infeksion të ri që duket se gjen terren infektimi më të madh në mjedise spitalore.

Ekspertja mjekësore tha se infeksioni është ngjitës dhe për ata që kanë sëmundje serioze apo kronike – nëse infektohen – mund të përballen me fatalitet pasi Candida Auris ka rezistencë të madhe ndaj trajtimit. Më në rrezik janë njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Sipas Anna Mastorakou, e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e tij është respektimi i të gjitha masave higjienike. Për sa u përket spitaleve duhet bërë dezinfektim i shpeshtë.

Kryetarja e shoqatës së mjekëve këshillon qytetarët të jenë të qetë dhe të mos ngjallin panik, pasi bëhet fjalë për një infeksion të rrallë, por megjithatë shtoi se nëse ky infeksion përhapet shpejt, bëhet jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Çfarë është Candida auris?

Candida auris është një specie e kërpudhave (mykut), një nga speciet e pakta të gjinisë Candida që shkaktojnë kandidiazë tek njerëzit. Shpesh, kandidiaza haset në spitale nga pacientë me sistem imunitar të dobësuar.

Candida Auris Greqi Infeksion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.