Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nesër Kongresi i PS: Erion Veliaj konfirmohet për Tiranën, do jetë dhe Fatos Nano

15:00 / March 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
NAno dhe Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre muaj para zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit në kongresin e Partisë Socialiste do të rikonfirmohet Erion Veliaj si kandidat për një mandate të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, si dhe do të bëhen publike lista me këshilltarët bashkiakë për Kryeqytetin. Kryetarja e selisë rozë për kryeqytetin shprehet se vendimi do të merret pavarësisht qëndrimeve që është duke mbajtur opozita.

“Nesër do të flasim për Tiranën. Konfirmimin e Tiranës për transformimin rrënjësor që ka pasur Tirana”, tha Gjylameti.

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Elektorale  u shpreh se do të diskutohen edhe ndryshimet e fundit në draftin e Kodit Zgjedhor depozituar në Kuvend. Blerina Gjylameti ftoi të gjitha partitë brenda dhe jashtë Parlamentit që të ulen në tryezë.

PS do të shkojë në zgjedhje edhe nësë PD me aleatët e saj do ti bojkotojnë ato.

“Gjithkush është i lirë të vendosë nëse merr pjesë në zgjedhje apo jo. Ajo çfarë na takon ne si maxhorancë është që ti bëjmë thirrje të jenë pjesë e proceseve zgjedhore por sa i takon anës ligjore nuk cënon asgjë mospjesëmarrja e njërës palë”, deklaroi Gjylameti.

Ish kreu socialist Fatos Nano ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen dhe do të jetë pjesë e paneleve të diskutimit. Shembujt e qeverisjes lokale, platforma e “Bashkëqeverisjes” si dhe “Pakti për Universitetin” do të jenë 3 shtyllat e Kongresit të PS. Punimet do të hapen me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm. Do të marrin fjalën Ministra, kryebashkiakë, ndërs në sesionin e dytë për “Bashkinë që Duam” do të flasë Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj. Delegatët do të përshëndetën edhe nga partitë simotra evropiane ku nuk do të  mungojë edhe Tania Fajon.

Erion Veliaj fatos nano Kongresi i PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.