Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ushtria shqiptare tregon forcën në sytë e Peleshit

18:18 / May 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 500 ushtri 295
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndoqi nga afër një ditë nga trajnimi i efektivëve të Forcës Tokësore nga një grup i Brigadës së Sigurisë dhe Trajnimit të Komandës Evropiane të SHBA (SFAB).

Ministri Peleshi tha se ky trajnim i shërben rritjes së nivelit të Forcave të Armatosura shqiptare, si pjesë e NATO-s dhe certifikimit, në shtator nga Aleanca.

“Ne kemi një kapacitet të deklaruar në NATO të dislokueshëm në raste operacionesh, në raste nevojash që është grup Batalioni i Këmbësorisë. Natyrisht na duhet vazhdimishit të trajnohemi dhe të mbajmë standardet e kërkuara nga NATO e për këtë kemi nevojë për asistencë.

Kemi asistencë të vyer nga partneri strategjik SHBA, të cilët përmes Brigadës së Sigurisë dhe Trajnimit punojnë bashkë me Forcën Tokësore, grup batalionin e këmbësorisë për t’i ngritur në nivelin që kërkon NATO.

Në shtator jemi të bindur që me sa po shohim, me ecurinë e këtyre stërvitjeve, trajnimeve ne do të marrim me sukses certifikimin e kapacitetit tonë të deklaruar në NATO”, u shpreh ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Nga ana e tyre komandanti i Forcës Tokësore general brigade Arben Kingji si dhe Kapiten Peter Habsburg, drejtues i Brigadës dhanë më shumë detaje rreth trajnimit.

Aktualisht në Zall Herr është akomoduar një ekip i SFAB, në përbërje të të cilit ka ekspertë të fushave të ndryshme (artileri, shëndetësi, ndërlidhje, taktikë, logjistikë, xheniere, përgatitje shtabi, etj) që do të sigurojnë asistencë të specializuar për GBKL. Ata do të qëndrojnë për një periudhë 6-mujore me rrotacion.

Gjatë kësaj vizite u ndoqën nga afër sekuenca të trajnimeve stërvitore nga efektivët e batalionit të Dytë të Këmbësorisë si dhe u ekspozuan pajisje te ndryshme.

0 500 ushtri1 322 1
0 500 ushtri2 847 1
0 500 ushtri3 530 1
0 500 ushtri4 534 1
0 500 ushtri5 724 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.