Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tharja e liqenit “nxjerr në shesh” të vrarët e Mafias: Largimi i ujit zbuloi trupat e ‘fshehur’ prej dekadash

09:05 / May 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mafia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë mbetje njerëzore pritet të dalin nga liqein pranë Las Vegasit i cili është duke u tkurrur, të cilin mafia thuhet se e ka përdorur si një vend për hedhjen e trupave.

Liqeni Mead bëri bujë javën e kaluar pasi një fuçi me mbetje skeletore u zbulua nga varkëtarët. Policia tha se trupi i pajetë ishte i një burri që ndoshta vdiq nga një plagë me armë zjarri, raportoi The Times.

Këpucët e tij i bënë hetuesit të vlerësonin se trupi kishte qenë aty që nga mesi i viteve 1970 deri në fillim të viteve 1980. Detektivët po e trajtojnë atë si një vrasje.

Rezervuari, i cili po tërhiqet në një thatësirë historike, nxorri një tjetër trup gjatë fundjavës kur dy motra që po lundronin panë mbetjet e trupave. Policia tha se deri më tani nuk ka prova që sugjerojnë se vdekja është e dyshimtë.

Las Vegasi u ndërtua si një Mekë kumari nga gangsterët. Zbulimi i mbetjeve të tjera njerëzore ka nxitur spekulimet se Liqeni Mead, mund të zbulojë sekrete të tjera.

“Nuk mund të thuhet se çfarë do të gjejmë në Liqenin Mead. Nuk është një vend i keq për të hedhur një trup”, i tha Associated Press Oscar Goodman, një ish-kryetar i bashkisë së Las Vegas.

Si avokat ai refuzoi të jepte detaje të tjera, por bëri me dije se ish-klientët e tij ishin të interesuar për “kontrollin e klimës”. Me sa duket, ishte fjala për mbajtjen e liqenit në një nivel të përshtatshëm në mënyrë që trupat e hedhur të mos rishfaqen.

Geoff Schumacher, nënkryetar i Muzeut Mob në Las Vegas, parashikoi se do të shfaqen më shumë mbetje.

David Kohlmeier, një ish-oficer policie që bashkë-prezanton podkastin The Problem Solver Show , ka ofruar një shpërblim prej 5,000 dollarësh për zhytësit e kualifikuar për të gjetur trupa në liqen. Ai tha se është kontaktuar nga zhytës të interesuar në San Diego dhe Florida.

Megjithatë, Shërbimi i Parkut Kombëtar tha se një ekspeditë e tillë është e jashtëligjshme dhe se ka qindra fuçi në fund të liqenit, me disa që datojnë që nga ndërtimi i Digës Hoover në vitet 1930.

Nuk janë vetëm viktimat e krimit të organizuar që mund ta quajnë rezervuarin vendin e tyre të fundit të pushimit.

Kohlmeier tha se ka dëgjuar nga familjet e njerëzve të zhdukur dhe për raste të tilla si një burrë i dyshuar për vrasjen e nënës dhe vëllait të tij në 1987 dhe një punonjës hoteli që u zhduk në 1992.

Nivelet e ulëta të ujit në një nga rezervuarët më të mëdhenj në SHBA po bëjnë që të bien këmbanat e alarmit mes zyrtarëve. Mes një thatësire masive në perëndim të Amerikës, Las Vegas ka filluar të pompojë ujë nga thellësia e liqenit Mead, i cili është pjesë e një sistemi që siguron ujë për më shumë se 40 milionë njerëz.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Administrata Trump propozon heqjen e periudhës 60-ditore për emigrantët me vizë H-1B pas humbjes së punës

18:20 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.