Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha kërkon njohjen e gjenocidit të Sebrenicës, akuza ndaj Vuçiç: Putin i vogël

10:45 / May 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berishaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e djeshme, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve e cila u mbajt nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla u shqyrtua kërkesa e shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike” dhe kërkesën e një grupi deputetësh për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”.

Konferenca e Kryetarëve vendosi rrëzimin e kërkesës “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike”. Konferenca e Kryetarëve nuk pati dakortësi për kërkesën për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë” dhe vendosi t’ia kalojë seancës plenare.

Ndërkohë nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha tha se e përgëzon këtë nismë, ndërsa shtoi është e domosdoshme njohja e gjenocidit.

“Njohja e gjenocidit është një akt i domosdoshëm për kombet. Ata që nuk e njohin kanë ndërgjegje para historike. Njohja është një kusht themelor që të mos përsëritet më. Nuk ka asnjë synim ndëshkimor ndaj serbëve te sotëm. Por pa dyshim udhëheqësit, si Aleksandër Vucic i cili është regjistruar se për cdo serb duhet të vriten 100 myslimanë. Parimi klasik i gjenocidit në urrejtjen fetare. Kemi detyrim madhor për të dënuar këtë gjenocid”, deklaroi Berisha.

Nuk munguan as akuzat ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç të cilin e quajti si një Putin të vogël.

“Në rast se Ballkani nuk ecën drejt BE, një nga shkaqet madhore është qëndrimi i gabuar i komunitetit ndërkombëtar ndaj Vuçiç. Pasi është një Putin i vogël i gatshëm të përsëris gjenocidin serb në çdo kohë”, u shpreh Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.