Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Grabitën mbi 10 mijë euro në bankën e Koplikut, ende asnjë gjurmë nga hajdutët

11:49 / May 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 45
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ende nuk është gjetur asnjë gjurmë nga grabitësit e Bankës në Koplik, të cilët vodhën 10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 4 milionë lekë të vjetra.

Pavarësisht angazhimit të forcave në terren, por edhe në bazë të rrugëve operative, nuk është arritur asgjë konkrete në lidhje me hetimet për këtë rast. Nga ana tjetër policia ka bërë shoqërimin e disa personave të cilët janë pyetur në lidhje me ngjarjen por pa ndonjë rezultat konkret.

Nga ana tjetër hetimi është shtrirë edhe në vendin fqinjë të Malit të Zi, ku për shkak të afërsisë së lënies së makinës tip Benz të grabitur pas grabitjes së bankës, me kufirin me vendin fqinjë.Nuk ka ndonjë të dhënë rreth rezultateve konkrete. Nga ana tjetër mjeti tip Golf 3 i djegur nga grabitësit nuk rezulton të jetë në databazë i regjistruar.

Fillimisht nga ana e policisë u dyshua se kanë të bëjnë me grabitës amator të cilët nuk kanë qenë të mirë përgatitur për sulmin ndaj bankës.

Por siç duket tashmë grupi hetimor është i bindur se grabitësit kishin kohë që përgatiteshin për të kryer një veprim të tillë.

Nga të burime policore mësohet se grabitësit kanë qenë të përgatitur, madje kishin informacion të saktë edhe për shumën e parave që ndodhej në sportelet e bankës.

Dhe se sulmin në bankë e kanë bërë në kohën kur brenda ambienteve nuk ka shumë klientë dhe se veprimet e tyre do jenë të shpejta dhe të sakta.

Nga hyrja në bankë dhe dalja e gjitha ka zgjatur 7 minuta. Mësohet se grabitësit fillimisht kanë ndaluar makinën e tyre me të cilën u larguan nga Kopliku në rotondën në dalje të qytetit në superstarden Shkodër-Koplik duke i prerë rrugën Benzit dhe nën kërcënimin me armë kanë nxjerr nga makina tre personat që ndodheshin në të dhe janë larguar në drejtim të kufirit me Malin e Zi, dhe pasi kanë lënë makinën në afërsi të zonës së njohur si Shegan janë larguar me një mjet tjetër.

Duke humbur edhe gjurmët. Pasi nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë vënë re shenja të gomave të një mjeti tjetër.

Nga ana e homologëve malazez të cilët së bashku me policinë e kufirit të Shqipërisë pavarësisht reagimit të menjëhershëm në monitorim dhe kontrollim të kufirit si në zonën e liqenit ashtu edhe në zonën e gjelbër nuk është konstatuar asnjë lëvizje e dyshimit.

Ndërsa monitorimi nga ajri me anë të helikopterit ka rezultuar i pa suksesshëm.

Grupi hetimor ka arritur në përfundim se në grabitje kanë marrë pjesë persona të cilët kanë qenë të mirë përgatitur.

Dhe se në bazë të gjitha të dhënave që vijon nga puna në terren nuk kanë të bëjnë me banorë të zonës së Malësisë së Madhe, por me persona nga zona tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.