Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Peticioni për Yuri Kim/ Reagon për herë të parë ambasadorja amerikane: Nuk jam me pushime këtu! Përfaqësoj SHBA dhe Presidentin Biden

22:01 / May 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kimii 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim foli mbrëmjen e të enjtes në News 24 për peticionin online që i drejtohet DASH, duke thënë se përfaqësuesja e tij në Shqipëri duhet t’i përmbahet statusit diplomatik.

Në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili, Kim deklaroi se njerëzit kanë të drejtën të shprehin pikëpamjet e tyre, por nga ana tjetër shtoi se nuk është me pushime në Shqipëri dhe nuk vepron mbi baza personale.

Ajo u shpreh se flet në emër të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka një numër objektivash specifike që i kërkohet të arrijë.

“Ndaj, mos gabojë kush, do të vazhdojmë t’iu kërkojmë llogari atyre që janë përfshirë në korrupsion. Çështja tjetër është kjo, nëse është pjesë e kufirit tim diplomatik këtu. Patjetër që është. Unë nuk e sajoj vetë përshkrimin e punës time.

Unë kam një numër objektivash specifike që më kërkohet të arrij, si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe unë jam një nëpunëse publike e përkushtuar. Do të vazhdoj ta bëj punën time sipas udhëzimeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Kim.

Pjesë nga biseda

Eni Vasili: Le të ndalemi, meqenëse hymë pak a shumë tek politika, do të doja të ndalesha tek një moment që gjithashtu ka marrë vëmendjen e opinionit publik shqiptar. Futemi në situatën e krijuar tani mes jush ose më saktë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Z. Berisha. Së fundi, një peticion online i disa qytetarëve shqiptarë i është drejtuar Departamentit të Shtetit duke thënë se përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara, pra ju, duhet t’i përmbahet statusit diplomatik dhe peticioni mbyllet me thirrjen, Ambassador Yuri Kim, Enough is Enough! Keni një opinion se cili ose cilët mund të jenë iniciatorët e këtij peticioni dhe a ju ka shqetësuar? A e keni besuar dhe a ju ka shqetësuar

Ambasadorja Kim: Mendoj që njerëzit në një demokraci kanë të drejtën të shprehin pikëpamjet e tyre. Ndonjëherë bazohen në fakte, ndonjëherë jo, por pavarësisht kësaj, kanë të drejtën absolute ta shprehin. Kështu që respektoj pikëpamjet që shprehen. Do të them këtë – mendoj se ndonjëherë ka një keqkuptim se cili është roli i ambasadores amerikane, apo veprimet e ndërmarra nga ambasadorja amerikane. Unë nuk veproj mbi baza personale. E dini, nuk jam me pushime këtu. Unë përfaqësoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe flas në emër të Shteteve të Bashkuara.

Mendoj që Sekretari i Shtetit, Presidenti kanë qenë shumë të qartë për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe, në fakt, qershorin e kaluar, Presidenti Biden nxori një deklaratë që shprehej se lufta kundër korrupsionit është interes i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ndaj, mos gabojë kush, do të vazhdojmë t’iu kërkojmë llogari atyre që janë përfshirë në korrupsion. Çështja tjetër është kjo, nëse është pjesë e kufirit tim diplomatik këtu. Patjetër që është. Unë nuk e sajoj vetë përshkrimin e punës time. Unë kam një numër objektivash specifike që më kërkohet të arrij, si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe unë jam një nëpunëse publike e përkushtuar. Do të vazhdoj ta bëj punën time sipas udhëzimeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

kim pushime SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.