Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqipëria ndër 10 shtetet me më shumë para nga emigrantët. Lufta po i redukton ato

20:16 / May 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lek para
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vitit 2021, dërgesat e emigrantëve të ardhura drejt Shqipërisë përbënin 9.4% të PBB-së së vendit.

Nga raporti i Bankës Botërore, Shqipëria është në listën e vendeve me përqindje të lartë të dërgesave nga emigrantët ndaj PBB-së, por në këtë listë ajo renditet e fundit.

Në vend të parë është Taxhikistani, ku dërgesat për vitin 2021 përbënin 34.5% të PBB-së.

Kosova renditet e 3-ta, me 18.7% të PBB-së.

Në shifra, vendin e parë të dërgesave të parave nga emigrantët e mban Ukraina me 18.2 mld dollarë të dërguara nga jashtë.

“Dërgesat nga jashtë përbëjnë burim kryesor financimi dhe një nxitës për rritjen ekonomike në ekonomitë e vendeve në Europën Lindore dhe Azisë Qendrore”,-thekson Banka.

Por, për emigrantët shqiptarë që sjellin para në Shqipëri kostoja është në varësi të shtetit ku ata gjenden.

Shqiptarët që dërgojnë para nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Gjermania përballen me kosto më të larta, ku vlerat ekstra shkojnë në mbi 10% të shumës së dërguar.

Për Europën Lindore, BB parashikon një rënie të parave të dërguara lidhur me marrëdhënien e ngushtë dhe varësinë ekonomike që ata kanë nga ekonomia ruse. Lufta dhe pasojat e saj kanë ulur PBB-në e Rusisë, Rubla është rrëzuar dhe bankat atje janë sanksionuar. Kështu, dërgimet nga emigrantët do të reduktohen. Goditjen më të madhe pritet ta marrë Kirgistani me 34% rënie.

Dërgesat pritet të bien, por jo për Ukrainën

Por e kundërta do të ndodhë me Ukrainën, e cila parashikohet të ketë një rritje me 22% në 2022-shin. Kjo për shkak të largimit të shumtë të qytetarëve ukrainas nëpër vendet e tjera të botës, që nga nisja e luftës. Por edhe nga solidarizimi i vendeve të huaja.

Disa kompani të transferimit të parave kanë njoftuar heqjen e tarifave për dërgimin e parave në Ukrainë. Madje para luftës dhe sanksioneve, kostoja e dërgimit të parave në Ukrainë ishte shumë e lartë

Duke reduktuar tarifat e dërgesave me 2%, ata mund t’u kursejnë emigrantëve ukrainas 400 milionë dollarë në vit. Nëse kostot reduktohen më tej, kursimet mund të jenë edhe më të larta. Ulja e kostove të dërgesave mund të jetë një plotësues efektiv për rritjen e ndihmës për popullin e Ukrainës.(SI)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.