TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Meta kritika të forta opozitës: Ka bërë gabime fatale, krime që bëhen një herë në 100 vjet

11:50 / May 21, 2022

Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohen 2 qytetarë

11:35 / May 21, 2022

Agron Llakaj flet për raportet e prishura me Altin Bashën dhe aktoren shqiptare që ka qenë ‘i fiksuar’

11:28 / May 21, 2022

Me statusin “bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredi Dumani lihet “arrest me burg” në spital

11:12 / May 21, 2022

Presidenti Ilir Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme

10:56 / May 21, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Ekonomi

Shqipëria ndër 10 shtetet me më shumë para nga emigrantët. Lufta po i redukton ato

20:16 / May 13, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjatë vitit 2021, dërgesat e emigrantëve të ardhura drejt Shqipërisë përbënin 9.4% të PBB-së së vendit.

Nga raporti i Bankës Botërore, Shqipëria është në listën e vendeve me përqindje të lartë të dërgesave nga emigrantët ndaj PBB-së, por në këtë listë ajo renditet e fundit.

Në vend të parë është Taxhikistani, ku dërgesat për vitin 2021 përbënin 34.5% të PBB-së.

Kosova renditet e 3-ta, me 18.7% të PBB-së.

Në shifra, vendin e parë të dërgesave të parave nga emigrantët e mban Ukraina me 18.2 mld dollarë të dërguara nga jashtë.

“Dërgesat nga jashtë përbëjnë burim kryesor financimi dhe një nxitës për rritjen ekonomike në ekonomitë e vendeve në Europën Lindore dhe Azisë Qendrore”,-thekson Banka.

Por, për emigrantët shqiptarë që sjellin para në Shqipëri kostoja është në varësi të shtetit ku ata gjenden.

Shqiptarët që dërgojnë para nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Gjermania përballen me kosto më të larta, ku vlerat ekstra shkojnë në mbi 10% të shumës së dërguar.

Për Europën Lindore, BB parashikon një rënie të parave të dërguara lidhur me marrëdhënien e ngushtë dhe varësinë ekonomike që ata kanë nga ekonomia ruse. Lufta dhe pasojat e saj kanë ulur PBB-në e Rusisë, Rubla është rrëzuar dhe bankat atje janë sanksionuar. Kështu, dërgimet nga emigrantët do të reduktohen. Goditjen më të madhe pritet ta marrë Kirgistani me 34% rënie.

Dërgesat pritet të bien, por jo për Ukrainën

Por e kundërta do të ndodhë me Ukrainën, e cila parashikohet të ketë një rritje me 22% në 2022-shin. Kjo për shkak të largimit të shumtë të qytetarëve ukrainas nëpër vendet e tjera të botës, që nga nisja e luftës. Por edhe nga solidarizimi i vendeve të huaja.

Disa kompani të transferimit të parave kanë njoftuar heqjen e tarifave për dërgimin e parave në Ukrainë. Madje para luftës dhe sanksioneve, kostoja e dërgimit të parave në Ukrainë ishte shumë e lartë

Duke reduktuar tarifat e dërgesave me 2%, ata mund t’u kursejnë emigrantëve ukrainas 400 milionë dollarë në vit. Nëse kostot reduktohen më tej, kursimet mund të jenë edhe më të larta. Ulja e kostove të dërgesave mund të jetë një plotësues efektiv për rritjen e ndihmës për popullin e Ukrainës.(SI)

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Braçe lëshon alarmin: E gjithë bota po dridhet nga katastrofa e ushqimit  

23:23 / May 20, 2022

Bashkia Mat vijon procesin e rehabilitimit të kanaleve vaditëse

20:44 / May 20, 2022

The Economist: Rrezik nga katastrofa ushqimore

17:03 / May 20, 2022

Rekomandimi i FMN: Bordi i Transparencës të zëvendësohet me mbështetje të mirëorientuar për të varfrit

11:16 / May 20, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Meta kritika të forta opozitës: Ka bërë gabime fatale, krime që bëhen një herë në 100 vjet

11:50 / May 21, 2022

Agron Llakaj flet për raportet e prishura me Altin Bashën dhe aktoren shqiptare që ka qenë ‘i fiksuar’

11:28 / May 21, 2022

Me statusin “bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredi Dumani lihet “arrest me burg” në spital

11:12 / May 21, 2022

“Krye je, por plak ende”/ Rama batuta me kryeplakun, shpërthejnë të qeshurat(VIDEO)

10:51 / May 21, 2022
Te fundit

Meta kritika të forta opozitës: Ka bërë gabime fatale, krime që bëhen një herë në 100 vjet

11:50 / May 21, 2022

Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohen 2 qytetarë

11:35 / May 21, 2022

Agron Llakaj flet për raportet e prishura me Altin Bashën dhe aktoren shqiptare që ka qenë ‘i fiksuar’

11:28 / May 21, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.