Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mirela Kumbaro: Ja pse u ftua Fatos Nano në Kongresin e PS!

18:39 / March 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mirela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka folur pak me pare për Kongresin e PS nesër, si dhe për zgjedhjet lokale të qershorit. Kumbaro u pyet për ftesën e Fatos Nanos në Kongresin e Partisë Socialiste. Ajo tha se Nano është një figurë historike e PS dhe ndaj ka marrë ftesë.

“Fatos Nano është një figurë politike historike për Partinë Socialiste. Ne nuk kemi ftuar vetëm atë, por më herët ka qenë i ftuar edhe shkrimtari Dritëro Agolli, figura historike si Servet Pëllumbi etj., të cilët kanë dhënë kontribut të madh në PS”, tha ajo.

Ish-ministrja Kumbaro foli edhe për përgatitjet që po bën Partia Socialiste për zgjedhjet lokale.

“Ne si Parti Socialiste kemi organizimin e duhur për të dalë në zgjedhjet lokale. Në PS janë diskutuar emra për të qenë në bashki të ndryshme të vendit. Baza nxjerr emrat dhe zgjidhen më të mirët. Ka bashki ku janë 2-3 emra të mirë dhe zgjidhet dikush, pasi bëhet një diskutim shumë i gjerë për kandidatin”, tha Kumbaro.

Mirela Kumbaro shtoi se PS e ka kandidatin e saj në Tiranë dhe ai është Erion Veliaj.

“PS e ka tashmë kandidatin në Tiranë dhe është Erion Veliaj. Pas konsultave që janë bërë në PS, Veliaj do të jetë sërish kandidat në kryeqytet, bashkinë më të madhe në vend. Veliaj ka punuar dhe do të punojë për Tiranën”, u shpreh ajo.

Sipas Kumbaros, kandidatët dalin nga diskutimet që bëhen në bazën e Partisë Socialiste, por edhe nga sondazhet që realizohen. Ajo shtoi se opozita proteston nga frika e reformës në drejtësi.

fatos nano Mirela Kumbaro tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.