Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Krifca inspekton pikën e re të grumbullimit në Belsh: Ky investim tregon një standart dhe realitet të ri bujqësor

18:38 / May 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
281250551 438724864726979 923607467526005911 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ishte sot në Belsh ku ka inspektuar nga afër pikën e grumbullimit të ndërtuar me fonde publike për të zgjeruar tregun për fermerët e kësaj zone, ku bujqësia përbën 70% të ekonomisë në vend.

Në një takim me fermerët e Belshit në hapësirën e dedikuar për produktet bujqësore, ministrja u shpreh se ky investim tregon një standart dhe një realitet të ri bujqësor në vend, i cili zhvillohet gjithmonë e më shumë.

Kjo pikë grumbullimi është e para që hapet në këtë zonë dhe do të shërbejë si një treg i hapur për fermerët, duke iu dhënë atyre mundësinë që të të shesin produktin në kushte më të mira. Ministrja Krifca tha se falë këtyre investimeve, i jepet edhe më shumë vlerë markës shqiptare, duke bërë që vendi ynë të njihet edhe për produktet e përpunuara.
Që prej 2017 janë ndërtuar 240 pika grumbullimi me standarte ndërkombëtare, me kapacitete ruajtëse e frigoriferike, duke ruajtur produktin bujqësor për ta tregtuar me çmim më të mirë.

Qendra e grumbullimit e ngritur në Belsh do të mbështesë kryesisht produktet e serave, vreshtarisë, ullishteve dhe bimët medicinale të cilat janë dhe prodhimet kryesore të zonës. Falë ngritjes së qëndrës së grumbullimit tregu do të jetë më i aksesushëm për tregtarët dhe fermerët e bashkisë së Belshit dhe fshatrave përreth.

Tashmë tregtarët dhe fermerët do të kenë një treg të sigurtë për produktet e tyre bujqësore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.