Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan ku mbeti i vrarë me armë zjarri avokati Ravik Gurra.
Gurra ishte duke pirë kafe në një lokal, ku autori i cili ishte i maskuar i është afruar, dhe pa i fol e ka qëlluar me pistoletë me silenciator, e më pas është larguar me një mjet që e priste.
Burime bëjnë me dije se policia po heton lidhur me dy pista deri më tani, lidhur me raportin e viktimës me fisin Çapja në Elbasan si dhe me atë të Emiliano Shullazit, pasi këtë të fundit e kishte përfaqësuar në gjyq.
Gurra njihej për miqësinë me fisin Çapjave, si dhe i përfaqësonte në procese gjyqësore, e po kështu edhe Emiliano Shullazi.
Ndërkohë policia ka njoftuar se deri më ta i ende nuk dihet identiteti autorit, dhe se një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
