Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pompeo: Krah Shqipërisë për të zhdukur korrupsionin pavarësisht se kush ka pushtetin, duhet vullnet për mbrojtjen e demokracisë

11:23 / May 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pompeo 770x410 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë ceremonisë që po zhvillohet për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbajti një fjalë përshëndetëse ku vlerësoi raportet mes dy vendeve. Gjithashtu, ai tha se vendi ynë dhe SHBA-të kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa shtoi se në 30 vitet e fundit janë bërë përpjekje reale për rrënjëzimin e demokracisë.

Për Pompeon, nuk ka rëndësi se cili është në pushtet. Ajo që ka rëndësi është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia, duke kujtuar se ai ka nshërbyer edhe në maxhorancë edhe në opozitë.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Secili nga kombet tona ka kaluar plot gjatë këtyre 100 ditëve. Pavarësisht se ambasadorja jone punon tani për Biden dhe pse është emëruar nga Trump, por përkushtimi vazhdon.

Baker më takoi dhe po më fliste për disa gjëra që kemi arritur dhe më kujton momentin kur erdhi në Shqipëri. E përshkroi si moment të veçantë. Ai e dinte që diçka historike ndodhi në atë moment. Atëherë isha ushtar i ri. Ne përfituam shumë nga kjo marrëdhënie gjatë kohës sime. Unë kisha vetëm 1 mijë ditë në detyrë por, pashë që dy vendet tona kanë punuar përkrah NATO-s.

Unë kam shërbyer si ushtar dhe e dija që do vinte një kohë që do të ishte e rëndësishme të ishim të aftë.

Kjo marrëdhënie e fortë e krijuar në kohë të ndryshme, me Shqipërinë është e veçantë. Tani po e shohim në Ukrainë, shohim që duhet edhe pas luftës të ndihmojmë që Ukraina të ringrihet. Ne do punojmë së bashku. Kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera po kaq të suksesshme. Unë kam shërbyer si në opozitë, edhe me shumicën, nuk ka rëndësi, duhet vullnet për të mbrojtur demokracinë tonë. Faleminderit që punoni përkrah SHBA-së. Më bëni një ftesë kur të kemi 125-vjetorin”, deklaroi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.