Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama paralajmëron nisma ligjore për evazionin fiskal: S’mund të kesh rrogë të ulët e të bësh jetë luksi

12:05 / May 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d92dd119 6f4c 42ab b3cc dd911b727a5f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme kontrolle për individët që deklarojnë më pak të ardhura dhe bëjnë një jetesë të shtrenjtë me makina dhe shtëpia që nuk mund të blihen kurrë me të ardhurat që individë të caktuar deklarojnë.

Ai theksoi se do të nisë një punë intensive që lidhet me kontratat, kjo edhe për të ndihmuar punonjësit që të kenë kontrata dhe të punojnë të siguruar.

“Kjo është një kohë kur ata që kanë më shumë duhet me patjetër të kontribuojnë më shumë. Është një kohë kur patjetër të gjithë bizneset duhet të hedhin një hap më tutje për të formalizuar marrëdhëniet me punëmarrësit e tyre. Për të formalizuar pagat e tyre. Dhe për të mos ngrënë pensionet e tyre. Ne do të bëjmë një punë shumë intensive lidhur me kontratat. Punë që ministrja ka nisur me disa raste specifike por edhe për të ndihmuar punonjësit që të kenë kontrata që garantojnë të dyja palët.

Nuk mund të kemi situata kontraktuale me ato që kemi verifikuar në rastet e kontrollit. Është shumë domethënëse që në të gjithë sektorët me risk janë më shumë se gjysma që kanë kaluar mbi pagën minimale si pasojë e këtij korrektimi. Dhe që sot në Mars kemi një pagë mesatare të rritur mbi 100 mijë lekë. Ne do të shkojmë më tutje në ballafaqimin e pagave të deklaruara me stilin e jetesës.

Kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe i shmangen deklarimeve në mënyra të ndryshme. Ka një nismë për mbylljen e asaj hapësirë kur luhet nga individët për t’u shfaqur si subjekte fizike. Do ecim me kontrolle për boshllëqet që lidhen me deklarimin e të ardhurave me stilin e jetesës. Nuk mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpia dhe të ardhura që nuk blihen kurrë me ato të ardhura”, deklaroi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.