Në një kohë ku për pak ditë do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka bërë publike përmajtjen e fletës së votimit për këtë proces zgjedhor.
Siç bëhet e qartë në njoftimin e Komisionit të Rithemelimit, i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti rivali i tij Ibsen Elezi.
Njoftimi i plotë:
Miratimi i fletës së votimit për kryetar të PD. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre. Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është:
1. Sali Berisha
2. Ibsen Elezi
Data 22 maj për zgjedhje të kryetarit të ri të PD u caktua nga Kuvendi i 30 prillit, ndërsa duket se do të zhvillohen në një kohë kur gjykata ende nuk e ka thënë fjalën e fundit se kujt i përket drejtimi i selisë blu.
