Namaste nga Kampi Bazë i Everestit! Gazetarja Beti Njuma sëbashku me ekipin shqiptar dhe atë nga Kosova kanë mbërritur në kampin bazë të Everestit pas 8 ditësh udhëtimi sfilitës, i cili ndodhet në 5364 metra lartësi.
Në një video të postuar në facebook, Njuma thotë se këtë arritje ja dedikon të atit, Shefki Njuma, aplinist i 17 Nëntorit dhe trajner i të rinjve të klubit Tirana.
Ajo tregon se i ati kishte ndërmarrë të njëjtën ekspeditë si ajo në 2003 por për shkak të problemeve shëndetësore nuk ja kishte dalë të mbërrinte në kampin e Everestit.
Beti Njuma: Është një kënaqësi e madhe që pas 8 ditësh të lodhshme, të vështira, sfilitëse të kësaj ekspedite me km të tëra ecje më në fund ndodhemi me ekipin shqiptar dhe të Kosovës në kampin bazë të Everestit, në këmbët e çatisë së botës, në majën më të lartë. Është vërtet kënaqësi të ndodhesh këtu ku vijnë mijëra turistë nga mbarë bota. Unë këtë arritje të jetës time, të hobit, të kënaqësisë, të pasionit tim do të doja t’ja kushtoja një njeriu shumë të veçantë në jetën time. Duket dhe nga bluza, këtë ngjitje në kampin bazë të Everesitt dua t’ja kushtoj babait tim, aplinistit të 17 Nëntorit dhe trajnerit të të rinjve të klubit Tirana, profesorit Shefki Njuma. Babai ka qenë në vitin 2003 në ekspeditën në kampin bazë të Everestit, për shkak të probleme shëndetësore nuk ja arriti dot të vinte këtu por: Ba, unë ja dola! Një puthje për dy fëmijët e mi dhe një përqafim për mamin. Ju dua shumë.