Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Investoi te “Drimadhes”, ministri Klosi i kërkoi Metës shtetësi shqiptare për indianët mashtrues

21:51 / March 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
343
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenca ka reaguar lidhur me nënshtetësinë që iu është dhënë dy vëllezërve indianë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me qindra miliona dollarë në Indi.

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi thotë se nënshtetësia për indianët Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, është dhënë me propozim të Ministrisë së Turizmit për investimet e tyre elitare në vendin tonë.

Kujtojmë se dy indianët kanë arritur që përmes mashtrimit të rrëmbejnë më shumë se 700 milion dollarë e më pas kanë ardhur në Shqipëri, ku janë paisur pa asnjë problem me shtetësi shqiptare, edhe pse ishin në kërkim ndërkombëtar.

Dy vëllezërit Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të cilët arritën të krijonin kompanitë e ndërtimit “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate&Investment” figurojnë ortakë edhe në resortin “DRYMADES DREAM” që po ndërtohet në Dhërmi me administrator biznesmenin, Julian MORINA (Lul Morina), një emër shumë i njohur në fushën e hoteleri-turizmit por edhe në botën e futbollit.

Julian Morina i ka shitur 50% të aksioneve kompanisë “LAXMI REALE ESTATE & INVESTMENT” , pra kompanisë që zotërohet nga dy vëllezërve indianë, Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara.

Ende është e paqartë se çfarë e lidh Julian Morinën me dy vëllezërit mashtrues të kërkuar në të gjithë botën për pastrim parash dhe për të cilët Gjykata e New Delhit ka kërkuar eksstradimin.

Reagimi i zëdhënësit të presidentit:

Sqarim mbi dhënien e shtetësisë shqiptare për z.Nitin Jayantilal Sandesara dhe z. Chetankumar Jayantilal Sandesara

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi sqaron lidhur me procedurën për dhënien e shtetësisë shqiptare, shtetasve të huaj, z. Nitin Jayantilal Sandesara dhe z. Chetankumar Jayantilal Sandesara, se:

Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”.

Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Ilir Meta tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
View 1 Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.