Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Është hipokrit, jo i sinqertë”, Alibeaj: Rama do që të ezaurohen 3 raundet e para dhe të zgjedhë atë që dëshiron

11:41 / May 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enkelejd alibeaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ritheksuar edhe një herë në Konferencën e Kryetarëve qëndrimin e mbajtur edhe më herët nga ai lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri. Ndërsa u ndal tek letra me kritere që i ka dërguar mazhorancës dhe grupeve të tjera parlamentare, Alibeaj u shpreh se tashmë presin një lloj opinioni dhe në varësi të tij, do të veprohet.

Me tej, Alibeaj shtoi se kreu i qeverisë Edi Rama e tregoi veten, dhe se ajo që po kërkon të bëjë është që të ezaurojë tre raundet e para e më pas të shfrytëzojë numrat e mazhorancës për ta zgjedhur vetë kreun e ri të shtetit.

“Kemi menduar që të hyjmë dinjitozë. Kemi bërë atë që, jo të gjithë e ndanin, se menduan se do të bëheshim fasadë. Kemi qenë dinjitozë, por më e rëndësishme është sesi del. Duke qenë akoma edhe më dinjitozë. Mazhoranca i ka të vjedhura mandatet për ta zgjedhur Presidentin në një raund të katërt apo të pestë.

I dimë sesi i keni votat, i dimë si i keni vjedhur. E dimë çfarë legjitimiteti keni për ta zgjedhur në raund të katërt apo të pestë. Për të dalë nga kulisat bëmë këtë hap. Ca kritere duhen përcaktuar. Ca kritere ligjore që figura presidenciale duhet të ketë. Ca vlera që duhet të mbartë. Duke ofruar edhe një procedurë të thjeshtë, që nuk tenton të jetë i vetëm të njëjtës palë.

Doni ju të krijoni një proces, u kemi me bërë me dije disa rregulla, vendosni, po apo jo? Nëse doni të bëjmë ndryshme, e hapur është. Nuk emërohet presidenti nga ju edhe ne, edhe sikur të biem dakord. Nuk do të jetë president, do të jetë president pallati. Deri tani ka vetëm heshtje. Veçse dje, kur Rama tha s’po merrem me këta sa ta gjejnë këta me kë do negociojnë. 10-15 ditë më parë përgjerohej, t’ia lëmë opozitës, të ketë një figurë që të na sfidojë. Nuk është i sinqertë, është hipokrit, do të shtyjë këto tre raunde që të vërë atë që do. Nuk kemi instrument tjetër veçse moralit. Doni ta merrni, mirë. Meqë na sfiduat, ne iu përgjigjëm qëndrimit tuaj me maturi”, tha Alibeaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.