Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Facebook” se kryeministri Rama, të cilin ai e cilëson si autokrat, nuk lëshon asgjë. Ai e do opozitën vetëm për garniturë duke bërë sikur bën lëshime të mëdha të tipit ‘e shtyjmë nga 5 ditë në 7, datën e raundit’.
Salianji shkruan më tej lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës se Rama me lojën e tij tërhoqi një pjesë të opozitës që megjithëse pakicë, për protagonizma dëmtoi rëndë opozitën duke krijuar idenë e frangmentarizimit të mëtejshëm të saj dhe duke mos bërë asnjë përpjekje për atë që PDSH e ka emergjence, çdo përpjekje dhe tentativa të pafundme për t’u bashkuar!
POSTIMI I PLOTË
Pjesëmarrja pa busull në farsën e Ramës për president çdo ditë e më shumë po nxjerr në pah dëmet e mëdha që po i shkaktohen opozitës dhe pa diskutim demokracisë në vend!
Siç dhe i interesonte Ramës ky proces e mban fokusin e opinionit tek telenovela e presidentit, zhvendos fokusin nga rritja stratosferike e çmimeve, abuzimet e përditshme të qeverisë, rritja e taksave, gjobat ndaj biznesit, goditjet ndaj bujqësisë, monopolet oligarkike! Tema që nuk po diskutohen në publik sepse kurthit të Ramës i ranë pas me nxitim dhe pa shumicën e grupit parlamentar të PDSH.
Ky proces zbardhi dhe më shumë atë që dihej, autokrati nuk lëshon asgjë, do vetëm për garniturë opozitën duke bërë sikur bën lëshime të mëdha të tipit e shtyjmë nga 5 ditë në 7 datën e raundit 🤦🏻
Për fat të keq Rama me lojën e tij tërhoqi një pjesë të opozitës që megjithëse pakicë, për protagonizma dëmtoi rëndë opozitën duke krijuar idenë e frangmentarizimit të mëtejshëm të saj dhe duke mos bërë asnjë përpjekje për atë që PDSH e ka emergjence, çdo përpjekje dhe tentativa të pafundme për t’u bashkuar! Ky është një rast ku gjithë opozita duhet të ulet në një tryezë diskutimi!
E meqë ra fjala dy komisioneve të posaçme për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore po ju vjen fundi i afatit dhe ende nuk dimë gjë pse opozita nuk po dërgon emrat?
