Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kush fshihet pas akuzave të ‘Kronen’ ndaj Metës? Shehaj tregon dyshimet

22:58 / May 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
briseida shehaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, Ilir Meta ka reaguar lidhur me një shkrim të gazetës austriake “Kronen” e cila ditë më parë ka hedhur akuza të forta drejtuar Presidentit shqiptar.

Nënkryetarja e LSI në emisionin ”Opinion”, e konsideroi këtë lajm thjesht si një riciklim, për të cilën tha se Meta do të bëjë denoncim.

Shehaj, nga komunikimet me gazetarë të ndryshëm, thotë se ka spekulime se ata që fshihen pas këtij lajmi mund të jenë çifti Zoto-Mërtiri të cilët janë shpallur në kërkim në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Blendi Fevziu: Çfarë po ndodh me Metën, cili është versioni juaj?

Brisilda Shehaj: Asgjë nuk po ndodh me Metën, kjo është një histori shumë e thjeshtë. Në këto momente na duhet të riciklojmë një lajm sepse edhe pak ditë e ndajnë Ilir Metën nga beteja e cila është thënë po vetë nga ai, publike.

Blendi Fevziu: Kush e riciklon këtë lajm? A keni ndonjë ide ju se aty flitet për një person që thotë me zë të dridhur, që është takuar në prani të avokatëve me gazetarin?

Brisilda Shehaj: Ideja është këtu: Po të shikoni këto rastet që shpiken për Metën, gjithmonë del një i kërcënuar me jetë, por asnjë nuk vritet dhe asnjërit nuk i ndodh asgjë dhe është mëse e thjeshtë. Unë nuk dua të spekuloj, por nga komunikimet që kam dhe me gazetarë të ndryshëm, ka një dyshim shumë të qenësishëm që bëhet fjalë për çift Zoto-Mërtiri. Thuhet se janë në Vjenë, kanë fëmijët e regjistruar në një kolegj në Vjenë, jetojnë në një pallat të vëllait të një biznesmeni shqiptar dhe diskutohet se ato kërkojnë azil politik në Vjenë se na kanë vjedhur jo pak por 430 milionë euro. Ideja është kjo, është një histori totalisht riciklim, Meta do të bëjë padi dhe do të jetë publike.

Blendi Fevziu: Pra, ju dyshoni se mund të jenë, thoni nga burime mediatike që mund të jenë përfaqësuesit e inceneratorëve që janë në Vjenë? 

Brisilda Shehaj: Mund të jenë ata, por mund të jenë siç mund të përdorë kundërshtari politik në këto shkrimet pa autorë, pa emër, pa një citim. Vendimet e gjykatave në Amerikë janë publike.

gazeta austriake Meta shehaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.