Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dha në një intervistë për “Tuttosport”, foli për finalen e Conference League, e cila do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, në “Air Albania”:
“Kemi një nga impiantet më të bukuar në Evropë, për ne do të jetë si një Super Bowl i vogël.
A jam i shqetësuar për tifozët e shumtë? I shqetësuar jo, por për ne është një risi absolute. Nëse do të ishte për mirëpritje, jemi një vend që do të luftonte për organizimin e Champions”, u shpreh Rama duke u ndalur më pas te fakti që në finale është një skuadër italiane, Roma:

“Jam shumë i lumtur, që i vogël gjithnjë kam bërë tifo për italianët në sport, më pas Roma u bë speciale për Jose Mourinho”, deklaroi ndër të tjera Edi Rama.
