Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë është “zhveshur” komplet nga kostumi i zyrtares duke sjellë në “Javën e Amerikës” një Yuri Kim shumë ndryshe nga sa jemi parë ta shohim.
Ka qenë vetë ambasadorja e cila në llogarinë e saj në “Instagram”, ka publikuar disa foto nga aktiviteti i mbajtur ditën e sotme te “Reja” në kuadër të “Javës së Amerikës”.
Në fotot e postuara ambasadorja shihet e veshur sportive teksa është duke parë një film me dhjetra qytetarë.
Në duar ajo mban Coca-Cola dhe kokosha, teksa u bën thirrje qytetarve që t’u bashkohen aktiviteteve të organizuara përgjatë kësaj jave.




