Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas tij merrte telefonate dhe mesazhe në mënyrë që mos i përmendte emrin kundërshtarit.
Gjatë takimit elektoral në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD-së, Berisha u shpreh se Lulzim Basha u angazhua për llogari të qeverisë në veprime antiligjore dhe anti demokratike në PD.
“Ish kryetarit i binte telefonin ose i vinte mesazhi dhe nuk guxonte të përmende emrin e kundërshtarit para jush. Në të gjithë këtë dëshpërim, ne nuk ishim në lartësinë e idealeve tuaja, por përsëri ju qëndruat. Me të gjitha këto ne më 25 prill ishim 620 mijë shqiptar dhe pas kësaj përsëri ish kryetari do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime antiligjore dhe anti demokratike në parti. Ju jeni misionarë të vërtetë dhe idealistë që u ngritët sapo u dhanë shkëndijat e para. Gjatë këtyre muajve nga shtatori deri më sot kapërcyet çdo pengese, intrigë, shantazh dhe vendosët të qëndronit për idealet tuaja”, u shpreh Berisha.
