Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja Balla-Alibeaj/ Bylykbashi: E pavlerë, PS po krijon një opozitë marionetë për t’i garantuar presidentin Ramës

11:38 / May 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bylykbashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me anë të një deklarate për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Komisionit të Rithemelimit lidhur me mbledhjen e të mërkurës të katër Grupeve Parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.

Siç shprehet Bylykbashi, ditën e djeshme u shpall një “marrëveshje e re” me anë të të cilës Taulant Balla i dha të drejtën Enkelejd Alibeajt që të propozojë kandidatë në tre raundet e para.

Pra, vijon Bylykbashi, kandidatët do t’i sigurojë ajo që ai e cilësoi se “opozita e zgjedhur prej Ramës” dhe kështu kreu i i ri i shtetit do të “shitet” si konsensual.

“Alibeaj pranon që PS të caktojë opozitën… Albieaj pranoi marrëveshjen për llogari të Ramës. Dhe, pa asnjë tagër ka kërkuar mbledhjen e Grupit Parlamentar për të legalizuar marrëveshjen e  tij me Ramën.  PD  e dënon marrëveshjen e pavlerë, si një akt që synon të krijojë një opozitë marionetë dhe që i garanton presidentin Ramës.”

Kujtojmë se Enkelejd Alibeaj, të cilit “Rithemelimi” i referohet thjesht si deputet, do të mbledhë sot Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike. Mbledhja do të mbahet mesditën e së enjtes në selinë blu dhe pritet të diskutohet për procesin e përzgjedhjes së Presidentit.

Deklarata e plotë:

“Me 18 maj 2017, Basha i fali Ramës zgjedhjet duke pranuar që të mos përdorej koalicioni. Rama ia kërkoi heqjen e koalicionit që ta lejonte Bashën të dilte nga çadra e të hynte në zgjedhje dhe Basha e pranoi marrëveshjen.
 
Dje më 18 maj 2022, pesë vite më pas, u shpall një marrëveshje e re. Taulant Balla i dha të drejtën deputetit Alibeaj që të propozojë kandidatë për President në raundin e dytë dhe të tretë.  Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij te preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij dhe ajo t’i sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual. Me marrëveshjen e djeshme Alibeaj ka marrë përsipër t’ia sigurojë këtë. 
 
Alibeaj pranon që Partia Socialiste të caktojë edhe opozitën, por edhe sa herë ka të drejtë opozita të propozojë kandidatë për president. 
 
Alibeaj pranoi marrëveshjen që i ofroi Taulant Balla për llogari të Ramës dhe pa asnjë tagër ka thirrur deputetët e Partisë Demokratike që të legalizojë marrëveshjen e tj personale me Ballën, marreveshje që i siguron Edi Ramës një president kukull me veshje konsensualiteti kallp. 
 
Deputetët e Partisë Demokratike janë të ndërgjegjshëm që përfaqsojnë vullnetet e demokratëve të shprehura nga organet e tyre më të larta përfaqsuese dhe jo vullnete dhe pazare personale. 
 
Opozita nuk ka nevojë marrëveshje për të propozuar kandidatë sepse kjo e drejtë është në Kushtetutë. Partia Demokratike e ka përcaktuar qëndrimin e saj të qartë dhe konstruktiv me rezolutë të Këshillit Kombëtar. Partia demokratike e denoncon këtë marrëveshje të pavlerë si një akt që synon të krijojë një opozitë marionetë dhe t’i dorëzojë presidentin Edi Ramës.
 
Presidenti i shqiptarëve duhet të jetë përfaqësuesi real i unitetit të popullit, që vjen nga vullnete përfaqësuese politike bazuar në vote, dhe jo një kukull e një marrëveshje vasaliteti të lidhur në përvjetorin e pestë të një marrëveshjeje famëkeqe.” 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.