Me anë të një statusi në “Twitter”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh solidariteti ndaj Ukrainës, ndërsa thekson se ka besim që Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapat e duhur për mundësimin e anëtarësimit të saj.
“Solidariteti i palëkundur me Ukrainën, është vendimtar për Evropën. Unë kam besim se Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapat e duhur drejt zgjerimit të shteteve demokratike që ndajnë dhe mbështesin vlerat dhe standardet evropiane”, ka shkruar Meta.
“Ne qëndrojmë krah Ukrainës”, është hashtagu i vendosur në fund të postimit.

