Ditën e sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u takua në ambientet e kryesisë së Kuvendit me drejtuesit e dy partive aleate, PDIU-në dhe PAA-në.
Sipas informacioneve, gjatë këtij takimi Agron Duka ka deklaruar se ai dhe kreu I PR-së, Fatmir Mediu do të propozojnë emrin e Dashamir Shehit për President, ndërkohë që Mesila Doda e PDIU-së ka kërkuar më shumë kohë.
Mësohet se ky takim është zhvilluar një orë përpara se Alibeaj të zhvillonte një takim me grupin parlamentar demokrat, ndërkohë që gjatë pasdites mund të ketë një tjetër takim me aleatët për të hartuar listën përfundimtare.
