Zakonisht kur gatuani oriz në shtëpi, ju ndiqni udhëzimet në paketimin e tij, por përseri shija në fund nuk është siç e prisnit.
Orizi i gatuar në mënyrë perfekte, është një ëndërr që shumë nuk e kanë realizuar ende.
Për të gatuar një oriz të shijshëm ndiqni disa nga këto hapa:
Shpëlarja e orizit
Fillimisht shpëlajeni orizin me ujë në mënyrë që të largoni niseshtenë e tepërt, e cila mund të shkaktojë ngjitjen e orizit.
Lënia e orizit brenda natës ndihmon që ai të bëhet më i tretshëm, përshpejton gatimin dhe ul nivelet e arsenikut dhe acidit fitik në të.
Shumica e lënë të zhytur për të paktën 20 deri në 30 minuta para gatimit.Për orizin e egër është e domosdoshme lënia e tij në uje për të paktën 6 deri në 8 orë,pasi kjo do të ndihmojë në shkurtimin e kohës së gatimit.
Para se ta gatuani, derdhni ujin.
Raporti oriz-ujë
Për oriz të bardhë (kokrrat e gjata, Basmati, Jasmine), raporti i tij me ujin duhet të jetë 1 filxhan oriz në rreth 1½ deri në 1¾ gota uji.
Për oriz kaf, raporti është 2:1. Pra, 2 gota ujë (ose leng mishi) në 1 filxhan oriz.
Oriz i egër kërkon me shumë kohë për t’u gatuar dhe për të absorbuar ujin, kështu që duhet raporti 3 gota uji me 1 filxhan oriz.
Gatimi
Kombino orizin dhe lëngun në një tenxhere me madhësi mesatare.
Shto 1 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri, dhe 1 lugë çaji kripë.
Vendoseni orizin të ziejë, të zbuluar, në nxehtësi mesatare.
Për llojet e ndryshme të orizit të bardhë, zieni orizin tuaj në një enë të mbuluar, në nxehtësi mesatare ose të ulët derisa të absorbohet i gjithë uji, që zakonisht shkon 15 deri në 20 minuta.
Nëse e keni zhytur më parë në ujë, ai mund të ziejë për 10 minuta.
Mos e hapni kapakun menjëherë.
Orizi i egër mund të ziejë për 20 min në nxehtësi të ulët, nëse më parë ka qenë i zhytur në ujë,dhe për 45 min nëse nuk e keni zhytur më parë në ujë.