Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha kritikon Ramën: Çdo abuzim që bën e kalon me batuta, i bën like Vuçiçit në FB si adoleshent

19:28 / May 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha ne korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me demokratët në Korçë, në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD-së.

Gjatë takimit Berisha ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se po i grabit pasuritë shqiptarëve.

Berisha shtoi se sot vendi ka një opozitë të vërtetë që do të përballet me regjimin e Ramës.

Gjithashtu ish-kryeministri nuk la pa shigjetuar edhe komunikimi mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Rama për të cilën tha: Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në Facebook, pëlqehen.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

“Sot ne jemi opozitë e vërtetë, nuk jemi opozitë fasadë. Në mandatin e parë Rama zëvendësoi shtetin ligjor me shtetin e drogës. Të gjitha dosjet sekrete të bandave dhe kriminelëve, i kam denoncuar. Aeroporti i vendit përdorej për narkoflotën dhe kjo ka ndodhur. Ngarkesat e kokainës në Durrës janë bërë të përjavshme , Gardiani i Portit të Durrësit është famosi i Xibrakës. Ku është ëndrra jonë europiane Shqipërinë si Europa. Atë nuk e krijuam ne është doktrinë e filozofisë së shqiptarëve. Për të administruar vendin u krijua një fondacion, por mijëra hektarë të tjerë u shkëputën nga parku, 620 vila nga njerëzit e Edi Ramës, tek gjiri i manastirit u mor toka e Kishës. Pra nëse lejon ndërtim ktheju besimtarë ortodoksë Manastirin. Por ai një pjesë të mirë e ka dhënë resort turistik, pra ua ka dhënë njerëzve të vet. Ai thotë jam 2 m i gjatë dhe nuk vjedh, po ai s’ka nevojë të jetë i gjatë sepse vjedh me firmë. Çdo abuzim që bën e kalon me batuta. Por problemi është se pasuria jonë po grabitet dhe po bëhemi si ata për të cilët resurset ishin të mallkuara dhe ne duhet t’i shtojmë në pasuri për veten tonë.. Në gjithë këtë mund të themi se mbi ju ka pasur shumë presione dhe kërcënime, por ju u bashkuar me lëvizjen. Ne u ngritëm si njerëz të apasionuar pas lirisë, ne u ngritëm sepse e konsiderojmë pluralizmin jetik për veten tonë për fëmijët tonë për të ardhmen tonë. Ne u ngritëm në emër të ardhmes tonë dhe të fëmijëve tanë. U ngritëm me besimin se Shqipërinë do ta bëjnë shqiptarët. Pra sot jemi në një stacion të ri, siç ishim në vitin ’90 sot jemi në një mision të ri për të dalë nga ky regjim autokratik dhe për të ecur të sigurt drejt Shqipërisë Europiane. Kemi kundërshtarë të fortë, qeverinë me të gjitha pasuritë e saj të bëra me krim, aleatë të saj në rajon. Pra Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në Facebook, pëlqehen. Është fakt real. Kemi edhe mafien e Xhorxh Soros…por ne jemi në të drejtën tonë, pasioni ynë është liria e shqiptarëve. Do të qëndrojmë si lëvizje e fuqishme që do të bëjë bashkë çdo shqiptar”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.