Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj krah Yuri Kim në koncert, kritika Berishës: E turpshme që flet me gjuhën e Enverit, ka njerëz që duan të bëjnë karrierë duke sharë Amerikën

20:32 / May 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 1-vjetorin e  shpalljes së Sali Berishës si person “non grata”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kritikoi ata që sulmojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga sheshi “Skënderbej”  ku bashkë me ambasadoren Yuri Kim ndoqi koncertin e bandës frymore të ushtrisë amerikane, Veliaj tha është e turpshme që ende në 2022 ka nga ata që flasin me gjuhën e Enver Hoxhës duke dalë kundër SHBA-ve. Ai theksoi se shqiptarët janë shumë herë më të mirë sesa një pakicë e zhurmshme që mundohet të zgjidhë hallet e veta duke krijuar debate të pavlefshme me Amerikën.

“Është bërë pak modë, sidomos këtë vitin e fundit, që kush ka ndonjë problem në politikë fillon e shan Amerikën. Kush ka ndonjë problem me veten e vetë, fillon dhe shan një nga fondacionet tona. Kush ka një problem me jetën e vetë, edhe me pikat kritike, me dilemat e jetës së vetë, mundohet ta gjejë fajin tek dikush tjetër. Së pari duhet të them që mua më vjen turp që ka mes nesh njerëz që janë gati në 2022 të flasin me gjuhën e Enver Hoxhës, kundër Amerikës. Mua më vjen turp që në 2022 në një qytet të hapur me 1 milionë banorë, ka njerëz që duan të bëjnë karrierë duke sharë Amerikën. Ne jemi më të mirë se kaq, ne jemi më të virtytshëm se kaq, ne jemi më mirënjohës se kaq. Raca jonë është shumë herë më e mirë sesa një pakicë e zhurmshme që mundohet të zgjidhi hallet e tyre duke na krijuar debate të pavlefshme me Amerikën”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se shqiptarët i janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara për ndihmën që i kanë dhënë vendit tonë. “Dua një duartrokitje nga të gjithë ju për të treguar që ne jemi mirënjohës, ne jemi besnikë dhe ne jemi shumica e atyre që e duan këtë raport të fortë, të shëndoshë edhe të bukur si sot. Shijojeni mbrëmjen, Amerika patjetër është fuqi, patjetër është ushtri, patjetër është ekonomi, por ne besojmë jo vetëm tek ajo që është “hard poëer”, fuqi e fortë, por ne besojmë edhe tek ajo që është “soft poëer”, fuqi e butë, që janë filmat, që është muzika. Dhe sot jemi për të festuar jo vetëm ata që janë me uniforma ushtarake, por edhe ata që janë me instrumente muzikorë, edhe sa bukur kur bashkohen të dy fuqitë, edhe “har poëer”, edhe “soft poëer”, edhe njerëzit me uniformë, edhe këngët e “Rock’n & Roll”-it amerikan. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra dhe mezi pres të festojmë deri në fund këtë javë fantastike që celebron marrëdhënien speciale të shqiptarëve dhe të amerikanëve”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se sot shqiptarët jetojnë në një vend të lirë, kjo edhe falë miqësisë shumë të veçantë me SHBA-të. Sot jetojmë në një vend të lirë, sot jetojmë në një qytet të transformuar, në një qytet ku jetojnë shqiptarë, italianë, amerikanë, njerëz nga 140 kombësi dhe sot shumë prej këtyre legjendave që na dukeshin mollë e ndaluar, janë të mundura. Janë të mundura falë lirisë dhe hapjes, por janë edhe të mundura falë edhe një miqësie shumë të veçantë që ne kemi me ambasadën amerikane, me shtetin amerikan edhe me gjithë qytetarët amerikanë, që për Shqipërinë kanë një ndjesi të veçantë, një dashuri të veçantë, edhe një avokati të veçantë, për të cilën ne jemi të gjithë shumë mirënjohës”, deklaroi kreu I Bashkisë, Erion Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.