Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë në Tiranë, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Në axhendë parashikohen që zyrtari i lartë i BE do të pritet nga kreu i qeverisë në orën 10:15 në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes.
Në orën 10.30, do të ketë një takim kokë më kokë dhe takim i dy delegacioneve.
Ndërsa në orën 11.15 do të zhvillohet konferenca për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Vizita e zyrtarit të lartë vjen ne një kohë kur pritet që Shqipëria të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Kreu i qeverisë shqiptare ka paralajmëruar se nëse BE nuk merr një vendim për Shqipërinë deri në qershor, atëherë qeveria do të ndryshojë kurs.
“Presidenti Charles Michel do të vijë por nuk janë ditë vendimtare për Shqipërinë. Unë nuk shoh asgjë vendimtare në raport me këtë fakt, ky është një proces me të cilin ne tanimë jemi mësuar se si funksionon.
