Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Javët e ardhshme do të jenë vendimtare”, Michel në Tiranë: Konferenca e parë me BE duhet të mbahet sa më parë

12:33 / May 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konferenca Rama Michel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama, ku pas takimit mes tyre dhe dy delegacioneve përkatëse, 2 liderët po mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Kryeministri Edi Rama: 

Folëm me Presidentin Michel për situatën e përgjithshme dhe për angazhimet, por edhe për sfidat në raport me luftën në Ukrainë. Folëm patjetër dhe besoj se ai do të komunikojë vetë në detaje për procesin në vigjilje të Këshillit Europian kur dihet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në axhendë për çështjen e hapjes së bisedimeve. Folëm për Ballkanin e Hapur, për të gjithë sfidat e brendshme të rajonit dhe sigurisht folëm edhe për reformat në vend. Folëm për Reformën në Drejtësi që po jep fryte. Të gjithë e ndoqën dje operacionin shumë domethënës të policisë speciale dhe Policisë së Shtetit për të goditur një rrjet kriminal. Operacioni ishte shembull kuptimplotë për të vënë para drejtësisë njerëzve pavarësisht lidhjeve politike që tregon se jo vetëm jemi në rrugën e duhur por kemi hedhur hapa domethënës edhe në krahasim me vende që i kanë hapur negociatat.

Presidenti i KE-së, Charles Michel:

Është kënaqësi që rikthehem në Shqipëri. Që nga vizita në fillim 2020 shumë gjëra kanë ndryshuar. Një gjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do ndryshojë kurrë angazhimi ynë për integrimin tuaj në BE. Sot momenti për t’u takuar me një mik dhe aleat të vërtetë. Ne vazhdojmë të rrisim presionin ekonomik ndaj Rusisë, dëshiroj t’ju falënderoj për punën tuaj. Ju keni qenë një partner i besueshëm dhe një mik dhe aleat i vërtetë.
Ne diskutuam dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-në. BE mbetet financuesi më i madh për Shqipërinë, duhet të japim energji të reja për integrimin.
Ne duhet të bëjmë përshpejtimin e integrimit. Ne do të kemi një takim të 27 udhëheqësve të BE-se me ju dhe vendet e BP. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur bisedimet me BE dhe duhet konferenca e parë duhet të mbahet sa më parë. Restaurimi i mozaikut është një simbol i fuqishëm i trashëgimisë së Shqipërisë dhe bashkëpunimin me BE-në. Javët në vijim do jenë kyçe, shpresojmë se do marrim vendimet e duhura dhe të drejta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.