Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet dëshmia e ish zyrtarit të lartë të Policisë që ndihmonte vrasësit

09:26 / May 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Leonard Palushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes 18 të arrestuarve, pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, është dhe polici Leonard Palushi. Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve, ndërsa tashmë mbante detyrën e shefit të Krimeve në Policinë e Lezhës.
Ai akuzohet se punonte për llogari të Erjon Alibejt, i cili urdhëroi vrasjen e Emiljano Ramazanit. Palushi tentoi të çonte në drejtim të gabuar hetimet.
Pjesë nga dosja hetimore:
Shtetasi Leonard Palushi, i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit ndër të tjera ka shpjeguar se: Në datën 20.07.2020, kur ka ndodhur vrasja e shtetasit Emiljano Ramazani kam qenë me pushime vjetore. Edhe pse me pushime jam munduar të interesohem për zbulimin e vrasjes së Emilano Ramazanit. Disa ditë pas ngjarjes, edhe pse ishte me pushime, në Yzberisht, rreth orës 10:00 ose 11:00 të paradites më është afruar një shtetas me maske covidi dhe kapele, rreth 170 cm dhe rreth të 50-tave. Më ka takuar dhe më ka informuar se, tek servisi i Manhasave mbahet e fshehur një armë që është përdorur te vrasja e Milit. M’u drejtua duke më thënë mua ‘nuk më ke parë asnjëherë’. Eca rreth 2 – 3 hapa në drejtim të këtij shtetasi, por ndërkohë në trotuar erdhi dhe një person tjetër. Ndalova pasi nuk isha i sigurt se çfarë do ndodhte. Të dy bashkë u larguan në drejtim të rrugës kryesore te Unaza e Re. Më vonë komunikova me Drejtorin e Policisë Arjan Muça, i kam thënë se, më ka ardhur një person dhe më ka takuar në Tiranë dhe më ka thënë se arma e ngjarjes së Emiljanos është te Manahasat. Dua të sqaroj se në bisedën e bërë me Drejtorin e Polcisë Arjan Muça kemi patur dyshime se ky informacion mund të jetë i sajuar, por përsëri duke gjykuar se aty mund të kishte armë do ishte ndihmë për zbulimin e autorëve të ngjarjes, pra mund të kishte gjurmë ADN-je.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.