Në shtetin fqinj të Greqisë është regjistruar rasti i parë i dyshuar me virusin e Lijes së majmunit. Autoritetet shëndetësore vendase janë duke e vlerësuar rastin në fjalë. Raportohet se personi i prekur është një turist, një 29-vjeçar, i cili kishte udhëtuar në Kefaloni me partneren e tij për pushime.
29-vjeçari ka skuqje të lëkurës dhe simptoma të tjera që të ngjashme me ato të lisë së majmunit. Autoritetet shëndetësore të Kefalonisë, të cilat vlerësuan ngjarjen, e karakterizojnë atë si të dyshuar për li majmunësh.
