Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati ndaj Lulzim Mashës në Tiranë/ Hoxhaj rrëfen detajet: Dumani më tha se duhet të vrisnim të birin, por…

11:45 / May 23, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lulzim masha dhe atentatoret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Së fundmi janë zbardhur detaje të reja nga atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha në janar të këtij viti në Tiranë. Edhe pas këtij atentati qëndrojnë pikërisht dy vrasësit serial, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani, të cilët kanë pranuar të rrëfejnë edhe detajet e kësaj vrasjeje të mbetur në tentativë.

Henrik Hoxhaj, vras1%si gjakftohtë i cili bashkë me Nuredin Dumanin kanë pranuar të rrëfejnë krimet e tyre ndër vite pas arrestimit, rezulton i përfshirë edhe në atentatin ndaj Lulëzim Mashës, administrator i një shkolle private në Tiranë.

Në dëshminë e tij lidhur me këtë ngjarje, Henrik Hoxhaj është shprehur se në janar të vitit 2022, ka qenë pjesëmarrës në atentatin e ndodhur ndaj Lulëzim Mashës, i cili udhëtonte me një makinë ML tek diga e Liqenit.

Henrik Hoxhaj tregon se kishte pajtuar Skerdi Tasin për të vrarë Lulzim Mashën. Ai kishte qëlluar ndaj biznesmenit por nuk e kishte eliminuar dot. Ndërkohë sipas Henrik Hoxha, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritje djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para. Duke qenë se djali fshihej në Maqedoni “porositësit” kanë tentuar të vrasin babanë e tij.

“Nuredin Dumani nga mesi i viti 2021 më ka shkruar dhe më ka ofruar 100 mijë euro nëse kryeja vrasjen e Lulzim Mashës. Unë e kam marrë përsipër për ta kryer bashkë me Skerdi Tasin këtë vrasje. Pas rreth 8 muajsh në Janarin e 2022, bashkë me Skerdin jemi nisur për të kryer vrasjen. Të dy kemi qenë në Tiranë dhe unë kam patur një makinë ML gri me qira. E lash Skerdin tek diga e Liqenit që të priste Lulzim Mashën. Jemi takuar pas 45 minutash tek furgonat e Fierit ku ai ishte me këmbë pasi kishte qëlluar ndaj Lulzim Mashës. Ai më tha se i kishte qëlluar por nuk e kishte vrarë dot dhe ishte larguar në këmbë. Armën më tha se e ka hedhur në liqen. Unë kam pyetur Nuredin Dumanin se pse duhej të vritje Lulzim Masha dhe Dumani më tha se në fakt duhej të vritje djali i Lulzim Mashës. Sipas Dumanit ai mashtronte duke u marrë para njerëzve dhe fshihej në Maqedoni. Nuk kam dijeni për llogari të kujt kishte marrë Nuredin Dumani këtë porosi.” mësohet të jetë shprehur Henrik Hoxhaj.

Rreth 3 muaj pas atentatit të dështuar ndaj Lulëzim Masha, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, është vënë në pranga një 31-vjeçar. Pas hetimeve që kanë zgjatur për disa javë, policia ka identifikuar me prova dhe dëshmi përfshirjen e Skerdi Tasit në ngjarje, ku tashmë i riu është arrestuar. Ai akuzohet për dy vepra penale, “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 31-vjeçari qëlloi me 3 plumba në drejtim të automjetit tip “Mercedez Benz ML”, ku Lulëzim Masha po lëvizte, dy prej plumbave kapën në makinën e 63-vjeçarit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026

Greta Gjoci me foshnjën 4-muajshe nuk do të rikthehet në burg/ Gjykata e Posaçme pranon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit

11:16 / October 8, 2026

Detajet nga mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton reformën territoriale le të ikë

11:14 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.