Gjatë seancës së sotme ka patur disa debate në Kuvend, ku mes tyre ishte dhe momenti i shkëmbimit të replikave mes deputetit të Partisë Demokratike Tritan Shehu dhe atij socialist, Erion Braçe. Ndërsa Shehu mori fjalën në foltoren e Kuvendit, ai është ndërprerë nga Braçe i cili fliste nga vendi.
Në këtë situatë, deputetët hodhën e pritën dhe batuta mes tyre, ku Shehu dëgjohet duke iu drejtuar Braçes: “Ke nevojë për doktor zotëri? Patjetër, kur të dalim jashtë bisedojmë mos u mërzit, kur të dëshirosh, bisedojmë bashkë si doktor.”
