Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Finalja e UECL/ Çuçi apel qytetarëve: Nëse nuk keni një biletë për ndeshjen, mos hajdeni në Tiranë

15:40 / May 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dhënë sot një deklaratë lidhur me ditën e mërkurë, datë 25 maj, ku do të zhvillohet finalja e Conference League në stadiumin kombëtar “Air Albania” në Tiranë.

Çuçi ishte i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndërsa u bëri një apel qytetarëve të cilët nuk kanë një biletë për ndehsjen që të mos vijnë në Tiranë, të mërkurën. Gjithashtu, të mërkurën është njoftuar se do të paralizohet qarkullimi i automjeteve në rrugët e kryeqytetit. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00 pasdite.

“Nëse nuk keni një biletë mos hajdeni në Tiranë sepse do të jetë bllokuar. Në Tiranë do të qarkullojë ata që kanë një biletë dhe tiransit. Unë ju bej thirrje qytetarëve të tjerë që të mërkurën të mos tentojnë të vijnë në Tiranë”, deklaroi ministri Çuçi.

Po ashtu ai u kërkoi bankave dhe bizneseve private që ta bëjnë pushim. Ndërkohë, ministri sqaroi se ata që duan të dalin nga Tirana, do t’ju mundësohet një gjë e tillë përmes korridoreve të daljes.

“I bëj thirrje bankave dhe bizneseve private ta bëjnë pushim në 25 maj. Ata që do të jenë në punë do të lejohen. Sikundër edhe kush do të dalë nga Tirana do të ketë kanalet e daljes. Ajo që do të bllokohet është qarkullimi”, tha Çuçi.

Kujtojmë po ashtu se 25 maji do të jetë ditë pushimi për institucionet publike në Tiranë. Finalja e “Conference League”, do të luhet në në “Air Albania” në orën 21:00 mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Promovimi i Shqipërisë në Botë/ Aeroporti i Rinasit dhe Agjensia e Turizmit bashkëpunim për shtimin e turistëve

13:34 / October 8, 2026

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026

Greta Gjoci me foshnjën 4-muajshe nuk do të rikthehet në burg/ Gjykata e Posaçme pranon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit

11:16 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.