Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rendë e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grekan të Gramshit, kur Alvin Hysa mbyti me duar bashkëshorten e tij Gurie Hysa.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, teksa pasi ka mbytur me duar bashkëshorten në gjumë në krevat, Alvin Hysa ka dalë nga banesa dhe ka ikur me një mushkë tek motra e tij në fshatin Lumras të Beratit.
Pasi i konfirmon motrës se ka vrarë gruan, 35-vjecari u rikthye sërish në banesë.
Ai është babai i tre fëmijëve, një vajzë në klase të gjashtë dhe dy djemve njeri në klasë të tretë dhe tjetri ne kopsht, teksa dyshohet se vuan nga probleme mendore.
