Kryeministri Edi Rama tha se projekti i ri i Butrintit e trashëgiminë tonë kulturore në një nivel tjetër, teksa tha se është mësuar me akuzat që bën opozita. Sipas Ramës të njëjtën gjë kanë bërë me stadiumin, të njëjtën dhe me Teatrin.
“Kur dilni ju e flisni sesi fondi shqiptaro amerikan do u grabisë, është për të kërkuar ndjesë. Gjithë këtij plani ju thjesht i merrni të keqen ne do vazhdojmë të bëjmë gjënë e duhur. Ju çuat kombëtaren në emigracion.
Ju që e keni damkën në ulë të ballit nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë dhe damkën e keni bërë flamur. Pasnesër në stadium nesër s’duhet të shkelni po të kem një fije karakter, po ju s’keni. Do të jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në Teatrin e Ri Kombëtar. Siç u bë stadiumi do të bëhet edhe Teatri”, tha Rama.
