Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho teksa po fliste për marrëveshjen për parkun e Butrintit, u kap me kryeministrin Rama. Pasi la foltoren, demokrati iu drejtua vendit të tij, ndërsa në distancë replikoi me Ramën.
Kjo është videoja ku dëgjohet Spaho teksa i ka kërkuar Ramës që të heshtë.
“Atë që luftonte imperializmi e ke pasur në shtëpi. Ai të ka edukuar. Mos fol! Qepe! Mbylle”, dëgjohet Spaho. Ndërkohë kryeministri Rama ia ka bërë me dorë që të ulet.
