Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Yuri Kim: Është koha që emigrantët të votojnë

11:17 / May 24, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yuri kim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme u mbajt Konferenca e Kombëtare nga KQZ dhe OSBE. Në të mori pjesë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila gjatë fjalës së saj është shprehur se zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira por jo perfekte.

Gjithashtu, ambasadorja theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformat në Shqipëri, ndërsa tha se është koha që diaspora të votojë.

“Jam e kënaqur që jam me ju për këtë diskutim mbi votimin e diasporës nga jashtë vendit. Është mirë të shikosh të gjithë bashkë për të diskutuar për shtrirjen e votës  jashtë vendit. Duke pasur parasysh edhe statutet dhe kushtetutën është koha e duhur që të merren hapat që diaspora të mund të ushtrojë këtë të drejtë. Mënyra të lira dhe të drejta për të zgjedhur udhëheqësit tanë. Akti i mbajtjes së zgjedhjeve është një demonstrim i forcës. Zgjedhjet një çast në proceset demokratike. Zgjedhjet parlamentare të 2021 shënuan një ngjarje vendimtarë që ishte rikthimi i opozitës në Kuvend.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por nuk ishin perfektë. Të gjithë e dinë këtë. SHBA mirëpresin takime të tilla për të adresuar problemet në zgjedhje përfshirë edhe mungesën e diasporës për të votuar. Ne nxisim punën dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet.

SHBA do mbështesin reformat për Shqipërinë, qoftë ajo e drejtësisë, qoftë ajo zgjedhore. E drejta e diasporës për të votuar mbështetet nga Kushtetuta. Sistemet tona të qeverisjes janë gjithmonë të papërsosura. Mbrojtja më e mirë e domokracisë është ushtrimi i saj. SHBA do të vazhdojnë të mbështesin reformat që janë të nevojshme për të forcuar institucionet e Shqipërisë. Ne mbështesim të gjitha proceset zgjedhore që ta ndihmojnë Shqipërinë në rrugën Evropiane“, tha mes të tjerash Kim.

Sekretar i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, u shpreh se sa i takon votës së emigrantëve, është koha që ky proces të ecë para.

“KQZ  është në pozicion më të mirë për ta çuar përpara këtë proces. Këtu mund të hapen debate në lidhje me përfaqësinë, sa është pesha e votës së emigrantëve, por ne kemi një regjistër për emigrantët shqiptarë, do të jenë të regjistruar në një vend të veçantë dhe vota do llogaritet aty, nga ana tjetër mund të dalin probleme në skemën që ju mund ta merrni përsipër. KQZ mund të shërbejë si shtytës për të sjellë skema për t’u diskutuar, me qëllim implementimin. Por duhet punë dhe për sensibilizimin e qytetarëve që jetojnë jashtë për t’u bërë pjesë e këtyre listave”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026

Promovimi i Shqipërisë në Botë/ Aeroporti i Rinasit dhe Agjensia e Turizmit bashkëpunim për shtimin e turistëve

13:34 / October 8, 2026

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.