Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Foto/ Kush është drejtoresha e ATP që u kallëzua nga ministri Manja për 3 vepra penale

12:52 / May 24, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ULSI MANJA Jonida BACI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një deklarate për mediat të mbajtur ditën e sotme, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kallëzoi në SPAK drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), Jonida Baçi. Manja u shpreh se Baçi është e përfshirë në skema abuzimi duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe për konflikt interesi.

“Jam këtu për të ndarë me opinionin publik rezultatet e një hetimi disa mujor, nga drejtoria anti korrupsion, në agjencinë e trajtimit të pronave. Ka dyshime se njësia anti korrupsion, nëpërmjet hetimeve, për disa skema përfitimi abuzimi dhe korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të trajtimit të pronave, kjo është goditja më e rëndësishme dhe hetimi më serioz i zhvilluar nga kjo njësi. Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja e agjencisë së pronave rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK dhe është radha e SPAK të thellojë hetimet”, tha Manja.

jonida baci
Drejtoresha e ATP, Jonida Baçi

Mes të tjerash, Manja bëri të ditura edhe 2 skemat e tjetërsimit të pronave dhe abuzimeve financiare. Ai tha se skema e parë e kapur është ajo kur ish pronarët që kanë për të përfituar kompensim fizik, pasi dështojnë ta marrin atë për vite me radhë, detyrohen ta shesin vendimin te sekserët, të cilët e realizojnë kompensimin brenda një kohe të shkurtër.

“E para, ish pronarë që disponojnë vendimet e kthimit të pronave për kompensim financiar dhe fizik, i disponojnë për një kohë të gjatë të marrjes së kompesimit kundrejt parash dhe kompensimit fizik, që nuk e kanë bërë dot. Në këto kushte, i kanë shitur vendimet e tyre te sekserë dhe ndërmjetës të pronave të cilët sapo i kanë marrë këto të drejta reale të pronave të ish pronarëve, menjëherë kanë aplikuar në Agjensisë e trajtimit të pronave dhe janë kompensuar financiarish 100%  dhe por janë kompesuar edhe me sipërfaqe tokash në vendet më të turistike të Shqipërisë, me përparësizi të agroturizmit dhe turizmit malor. E më pas pasi i kanë marrë këto prona kanë vijuar me transaksionet mbi pronat duke i kaluar në pronësi të familjarëve dhe zyrtarëve të kësaj agjencie

Skema tjetër ka të bëjë me abuzimet e ish-pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë me ndërtesa informate, pra është një bashkëpunimi ligjor të Kadastrës dhe abuzimit të pronave, ish pronarët duhet të kompensohen financiarisht, sipas praktikës që agjencia e ka vendosur si standard, skema e kompesimit do të ndjekë rendin konrologjik të kadastrës, pra vendimi i parë likuidohej më e para, ka ish pronarë që presin nga 1-5 vjet për të marrë shuma qesharak për shkak të pronës nga ndërtime informale, ndërkohë kemi ish pronarë që nga koha 1-17 ditë janë kompesuar në shuma marramendëse deri në 500 mln, çka na bën që të dyshojmë që ka abuzim. Flas nivelin drejtues më të lartë të kësaj agjencie, janë disa skema të tjera që janë përdorur, po kjo i mbetet SPAK të çojë para përgjegjësisë personat konkret. Në mbetemi të hapur që të vëmë në dispozicion të hetimit, të gjithë dokumentet”, tha Manja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026

Promovimi i Shqipërisë në Botë/ Aeroporti i Rinasit dhe Agjensia e Turizmit bashkëpunim për shtimin e turistëve

13:34 / October 8, 2026

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.