Një ditë përpara finales së Conference League, trazirat nuk kanë munguar në rrugët e kryeqytetit tonë të Tiranës.
Tek “9 katshet”, ka patur një përplasje mes tifozëve holandez dhe disa shqiptarëve.
Dy tifozë mësohet se kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë te spitali i Traumës.
Burime nga vendngjarja raportojnë se tifozët holandezë kanë qenë në gjendje të dehur, teksa janë konfliktuar me shqiptarët, ku siç shihet në foton e mëposhtme ka njolla gjaku në tokë.

