Policia e Elbasanit ka vendosur t’i vijë në ndihmë Policisë Tiranë duke i dërguar një autobus me efektivë policie në mbështetje të kolegëve në Tiranë. Kjo pasi në kryeqytet ka patur një fluks të lartë tifozësh të cilët kanë ardhur që ditën e djeshme në kryeqytet për të ndjekur finalen e sotme mes Romes dhe Feynord e cila do të luhet në “AIr ALbania”.
Sipas informacioneve, pjesë e efektivëve të ardhur nga Elbasani janë policë rendi si dhe 3 grupe të “Shqiponjave”. Pavarësisht se Elbasani është bashki e madhe, ajo do të mbulohet sot me gati gjysmën e efektivëve që ka në dispozicion, të cilët do të punojnë me 4 turne.
