Çështja e Projekt- Rezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil gjatë vitit 2021 është shoqëruar me diskutime të forta në Komisionin e Ligjeve.
Sipas Gazment Bardhit, duhet vendosur një rekomandim i posaçëm në mënyrë që Komisioneri i Shërbimit Civil të monitorojë sjelljen e administratës.
Ndërkohë, nga ana tjetër Bushka u përgjigj se nga ana e saj opozita nuk e ka marrë seriozisht duke mos u njohur me raportin dhe zhvillimet e fundit.
“Argumenti që jepni nuk qëndron. Ne duhet të vëmë një rekomandim të posaçëm që Komisioneri i Shërbimit Civil të monitorojë sjelljen e administratës në zgjedhjet e ardhshme lokale”, tha Bardhi, duke shtuar: “Ne sot paguajmë për një vend pune 2 apo tre punonjës. Për shkak se kanë fituar gjyqet dhe janë miliona euro që shkojnë dëm sepse ju e keni zënë me një socialist vendin e punës. Keni hequr nga puna një profesionist dhe keni futur një patronazhist. Tani paguani edhe profesionistin sepse ka fituar me gjyq, edhe patronazhistin”, ka thënë Bardhi.
Çupi: Ne këtu ngremë shqetësime për zbatimin e ligjit. Zonja kryetare duhet të pranojmë të vërtetat. KMSHC duhet të marrë masa, jo thjesht të monitorojë. S’jemi këtu për të dëgjuar, port ë reflektohet
Bushka: Ju vini dhe i nisni historitë nga e para, por nëse do ta kishit seriozisht do ti kishit marrë raportet dhe do të shihnit çfarë është bërë në këto vite. Lërini patetetizmat, ju nuk lexoni raportet.
