Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një guidë për seksin sipas moshës

22:10 / March 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 1163cc3e4375210b8f63a4158835f8a4 l 1502293621 24861571502307901
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seksualiteti  te burrat dhe gratë manifestohet në forma të ndryshme në varësi të moshës.

Nga 15 – 22 vjeç, femrat duan romantizmin, kurse meshkujt seksin. Femrat janë më të dëshiruara për kortexhimin, puthjet, përqafimet. Meshkujt, përkundrazi kanë një fiksim me dëshirën seksuale dhe erotizmin.

Gjatë kësaj periudhe deri në moshën 25 vjeç, burrat dhe gratë e jetojnë seksualitetin në mënyra shumë të ndryshme. Prandaj dhe lidhja me diferencë moshe mes femrave dhe meshkujve është e zakonshme në këtë periudhë.

25 – 35 vjeç, në këtë moshë seksualiteti tek burrat dhe gratë është thuajse në të njëjtin nivel.

Por në këtë segment të jetës duhet vënë në dukje që raportet influencohen shumë nga tabuja e krijimit të familjes dhe të pasurit fëmijë. Shpesh kjo nevojë nuk e le seksualitetin të dalë në sipërfaqe, por e fsheh atë nën presionin e mitit social të martesës.

Gratë sidomos kanë shumë frikë se mos mbeten jashtë barkës së përbashkët me emrin “martesë” dhe kjo shpesh i çon raportet në këtë moshë drejt tensionit, që manifestohet sigurisht edhe në jetën seksuale.

Nëse ndodh martesa, prioritetet e gruas ndryshojnë në mënyrë radikale: shtatzania, rikuperimi pas lindjes, kujdesi për foshnjen, u merr grave energji të mëdha për vite me radhë. Dëshira për jetë seksuale bie dhe shtrati bëhet vendi i preferuar për pak çlodhje, pra nuk është më ai vendi i pazëvendësueshëm i dashurisë.

Në të gjitha rastet, kjo periudhë është një test force për të gjitha çiftet.

35 – 45 vjeç:  Gratë kanë pikun e seksualitetit, kurse për burrat nis rënia.

Gratë në këtë moshë janë më eksperte, njohin preferencat e tyre, kanë studiuar trupin dhe kanë nevojë për një jetë seksuale të rregullt.

Për burrat ndryshojnë prioritetet dhe bëhen selektivë.

Por në këtë segment kohor, të dy mund të kenë një jetë seksuale të paprecedentë nëse kanë arritur kënaqësinë ekonomike dhe atë emotive, pra janë në gjendje të mirë pa telashe financiare dhe nuk kanë pretendime reciproke mbi ndjenjat ndaj njëri tjetrit.

45 – 55 vjeç: Nisin ndryshimet hormonale tek gratë. Natyra përshkon rrugën e saj. Gratë nisin të shqetësohen për shëndetin dhe nuk ndihen tërheqëse, çka e ul vetëbesimin dhe natyrisht interesin për seksin.

Natyra ka vendosur që gratë duhet të superojnë pengesa më të mëdha se burrat për një jetë seksuale të mirë.

Por nëse një grua arrin të pranojë si normale ndryshimet në trupin e saj, ka shumë shanse për një jetë seksuale të kënaqshme.

Teorikisht sipas mjekëve, jeta seksuale e një gruaje mund të vijojë relativisht e shëndetshme deri në 70 vjeç.

guide Seksi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.